Home / Politika / Meta: Presim çdo propozim ligjor për dekriminalizimin

Meta: Presim çdo propozim ligjor për dekriminalizimin

Kreu i Kuvendit Ilir Meta shprehet se maxhoranca pret çdo propozim ligjor lidhur me dekriminalizimin. Në një prononcim për mediat, z. Meta komentoi edhe paktin e PD për dekriminalizimin.

“Ju e dini që ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë të hapur për çdo iniciativë që ngre standarde të përfaqësimit publik në vendin tonë në mënyrë ligjore, jo në mënyrë selektive, larg standardeve të dyfishta dhe në mënyrë serioze”, tha Meta.

Procesi i dekriminalizimit, theksoi Meta nuk do të zhvlerësohet për qëllime të luftës politike.

“Ju e dini që një ditë përpara se të skadonte regjistrimi i kandidatëve për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mazhoranca ka dhënë një përgjigje të qartë për të bërë ndërhyrje në ligj që të lehtësonte rolin e KQZ-së në këtë proces. Nuk u arrit konsensusi me opozitën dhe natyrisht që bërja transparente në fund të fundit e së kaluarës së çdo përfaqësuesi publik është një gjë shumë pozitive sepse kemi të bëjmë me zgjedhje, nuk kemi të bëjmë thjesht me një proces emërimi dhe janë qytetarët ata që votojnë. Së dyti, për të ardhmen duke filluar nga ky moment, jemi të hapur për çdo veprim me karakter ligjor që i shërben një procesi serioz , të besueshëm , ligjor edhe me integritet”, tha kreu i Kuvendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: