Home / Politika / Basha: Rama- Meta nuk kanë zgjidhje për papunësinë dhe krizën

Basha: Rama- Meta nuk kanë zgjidhje për papunësinë dhe krizën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi turin e takimeve me banorët e jugut. Nga Saranda, kreu i opozit ës i ka bërë thirrje dyshes Rama- Meta të dalin para qytetarëve dhe të japin llogari për premtimet me të cilat erdhën në pushtet dy vjet më parë.

“Sa të rinj apo të reja nga Saranda janë punësuar këto dy vite? Kush paguan sot më pak energji se para dy vitesh? Kush paguan sot më pak taksa? Kush fiton sot më shumë? Kush jeton sot më mirë? Kush nga ju kurohet falas? Nuk flasin dhe nuk japin përgjigje për premtimet që dhanë dy vite më parë”, u shpreh Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike përcolli një mesazh edhe për votuesit e majtë, të cilët sot janë më të zhgënjyer se qytetarët e  tjerë nga keqqeverisja Rama Meta: “Unë e di që në Sarandë ka shumë votues të majtë të 23 qershorit, unë e di që ata janë po kaq të zhgënjyer për mosmbajtjen e premtimeve, për vendet e punës që nuk erdhën e nuk erdhën kurrë, për poshtërimin që i bëhet ditë për ditë nga arroganca e këtij pushteti që i ka shndërruar zyrat e punësimit në motele për qeveritarët, i ka shndërruar në zyra rryshfeti. Ejani t’i japim një mesazh, një mesazh të qartë dhe të prerë oligarkisë që Saranda nuk ka dalë në shitje, që Sarandën nuk e blen e nuk e shet dot Koço Kokëdhima dhe klientela e tij”.

Basha ka bashkëbiseduar dhe me banor ë të Kardhiqit, Lunxhërisë, Delvinës e Finiqit. Banorët i kanë shprehur zotit Basha shqetësimet për mungesën e subvencioneve të cilat u jepen disa individëve që nuk merren fare me bujqësi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: