Ekonomia

Ministri Gjiknuri: Nxisim investitorët norvegjezë të vijnë në Shqipëri

gjikaMinistri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti në takim një delegacion të kryesuar nga ambasadori i Norvegjisë  z. Jan Braathu, në përbërje të të cilit ishin përfaqësues nga grupi INTPOW, një organizatë norvegjeze e themeluar për të promovuar bashkëpunimin ndërmjet bizneseve norvegjeze dhe aktorëve shtetërore e private të vendeve të tjera. INTPOW është strukturë e cila bashkon në një front mekanizmat qeveritare norvegjeze dhe bizneset në energjitikë hidro-elektrike dhe atë të rinovueshme.

Ministri Gjiknuri falendëroi Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe ambasadorin norvegjez për mundësimin e takimit me grupin INTPOW, përmes të cilit qeveria shqiptare paraqet potencialet që ofron vendi për investimet e huaja.

Gjatë takimit, ministri Gjiknuri vlerësoi faktin se në Shqipëri ka një prezencë të investimeve norvegjeze në energjitike. Ai e cilësoi shembull të suksesshëm sipërmarrjen e kompanisë Statkraft me projektin e Kaskadës së Devollit. Z.Gjiknuri njohu delegacionin norvegjez me hapat e marra nga qeveria në dy vitet e fundit për të rimëkëmbur sektorin energjitik në Shqipëri, përmirësimin e treguesve financiar, reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.

“Janë ndërmarrë një sërë reformash të cilat kanë dhënë efekt për reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve. Ka patur progres edhe sa i takon treguesve financiar të sistemit energjitik. Jemi duke u përqëndruar tek zbatimi i paketës së tretë rregullatore dhe liberalizimi i tregut të energjisë”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ai u ndal tek potencialet që ofron vendi për shtimin e gjenerimeve të reja në energji. Në këtë linjë, ministri theksoi se qeveria është e angazhuar në rritjen e bashkëpunimit me vendet fqinje drejt një tregu të përbashkët. Ai tha se po ndërtohet linja e interkonjeksionit me Kosovën dhe pas saj do të fillojë punën ndërtimi i një linje me Maqedoninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button