Home / Ekonomia / Konkurrenca shqyrton blerjen e Credit Agricole nga Tranzit shpk

Konkurrenca shqyrton blerjen e Credit Agricole nga Tranzit shpk

Credit-Agricole1Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar në bazë të “Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve” e nënshkruar midis palëve Traznit Sh.p.k ( në cilësinë e Blerësit) dhe IUB Holding ( në cilësinë e Shitësit), më datë 12 Maj 2015, me objekt përftimin e kontrollit të plotë dhe të vetëm mbi shoqërinë Credit Agricole Albania Bank Sh.a nga shoqëria Tranzit Sh.p.k.
– Traznit Sh.p.k: është një subjekt financiar jo-bankë i liçencuar nga Banka e Shqipërisë për të zhvilluar veprimtari financiare në fushën e kredidhënies, etj,.
– Credit Agricole Albania Bank Sh.a: është një bankë e nivelit të dytë e liçencuar nga Banka e Shqipërisë për të shtruar veprimtarinë në sektorin bankar në territorin shqiptar.
– IUB Holding: është një shoqëri franceze e zotëruar 100% nga Credit Agricol
Autoriteti ka ftuar palët e interesuara të shprehin opinionin e tyre lidhur me këtë transaksion. Crédit Agricole S.A. njoftoi në 13 maj nënshkrimin e kontratës së shitjes së Crédit Agricole Albania te shoqëria Tranzit sh.p.k., filiali shqiptar I NCH Capital Inc.

Leave a Reply

%d bloggers like this: