Home / Politika / Meta: Shqipëria fiton, kur në krye të ambicieve janë ëndrrat e të rinjve

Meta: Shqipëria fiton, kur në krye të ambicieve janë ëndrrat e të rinjve

Kreu i LSI-së, Ilir Meta është takuar me studentë të Beratit që studiojnë në Tiranë. Shqipëria fiton, kur në krye të ambicieve vendosen ëndrrat e të rinjve, tha ai.

“Shqipëria fiton, kur ne matemi me veten tonë, kur ne matemi me ambiciet tona dhe kur në krye të ambicieve tona vendosim ëndrrat e më të rinjve. Ndaj duam angazhimin tuaj, të jeni pjesë e gjithë këtij projekti transformues. Prioriteti ynë është për të ofruar shërbime cilësore dhe për të hapur vende të reja pune. Kjo është e domosdoshme për ta krijuar perspektivën dhe të ardhmen në Berat e në Shqipëri.

Berati do të gjallërohet, në radhë të parë, nga gjallërimi i jetës ekonomike. Kjo reformë bashkon shumë resurse, bashkon shumë mundësi që deri dje ishin të pamenaxhueshme dhe këtu ka për të qenë suksesi i kësaj reforme. Jam i bindur se impakti në rritjen ekonomike të vendit, i implementimit të reformës administrative territoriale, do të jetë shumë i ndjeshëm që në vitin e parë e në vijimësi”, tha Meta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: