Home / Teknologji / Prodhohet Putinofon, kushton 3150 euro

Prodhohet Putinofon, kushton 3150 euro

putinofon-noaSimpatizantët më të flaktë të liderit të Kremlinit, Vladimir Putin, tashmë mund të kenë imazhin e beniaminit të tyre në celular. Në fakt në Rusi është hedhur në treg një telefon celular i ri i larë në flori 18 karat dhe ka fytyrën e Putinit të gdhendur nga ana e pasme. Ky telefon i veçantë dhe i kushtueshëm i mbiquajtur “putinofon”, është prodhuar në 44 ekzemplarë nga kompania italiane “Caviar” dhe sipas medias ruse i ka sjellë kompanisë gjashtë milionë rubla të ardhura (rreth 128 mijë euro). Çmimi i një Putinofoni, që në të vërtetë është një Iphone 5S, për shumë persona është i papërballueshëm pasi kushton 147 mijë rubla ose 3 150 euro. Megjithatë shumë modele janë shitur. Mes blerësve rezultojnë një regjisor, një prezantues televiziv dhe një kampion olimpik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: