Europa

Fischer paralajmëron Cameron: Mos shpreso shumë tek Gjermania

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer paralajmëroi kreun e ekzekutivit britanik David Cameron të mos jetë shumë i bindur se do të ketë mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet për reformimin e Bashkimit Europian.

Fischer, i konsideruar një arkitekt i politikës së jashtme europiane, tha për BBC se Mbretëria e Bashkuar nuk është prioritet për kancelaren Angela Merkel.

“Merkel nuk do të bejë asgjë që mund të rrezikojë parimet themelore të tregut të përbashkët të bllokut europian. Pastaj, ajo ka shumë probleme të tjera për të zgjidhur. Gjetja e një kompromisi të unionit të monedhës së përbashkët me Greqinë, ky është shqetësimi i saj kryesor për momentin”, deklaroi Fischer.

Cameron nuk i ka bërë publike detajet e reformave që dëshiron, por besohet se ato do të përfshijnë rregulla më të ashpra përsa i takon përfitimit të emigrantëve prej asistencës sociale.

Ai pretendon gjithashtu mbrojtje për qytetin e Londrës në rastin e një integrimi më të thellë të eurozonës dhe një përjashtim të Britanisë nga tentatiavat e Brukselit për shtrëngimin e radhëve të Unionit.

Referendumi britanik i qëndrimit ose jo në Bashkimin Europian parashikohet të mbahet para fundit të 2017-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button