Teknologji

@Bundeskanzlerin në Instagram? Është profili i Angela Merkel

Angela Merkel hyn në Instagram, aplikacioni dhe rrjeti social i fotove, që ka më shumë përdorues se Twitter.

Merkel ka një profil me një pullë blu, që tregon se është e verifikuar dhe zyrtare, dhe që quhet thjesht @Bundeskanzlerin, (kancelarja.)

Në Instagram Angela Merkel, një prej grave më të fuqishme të Europës dhe botës, ka postuar një foto të jetës së saj publike: takimi me Papa Françeskun në një dëgjesë private, pas konferencës për shtyp me Matteo Renzin, para statujës së Davidit të Mikelanxhelos.

Mes fotove që kancelarja ka vendosur të shpërndarjë, është edhe ajo e astronautit gjerman, Alexander Gerst. Profili @ Bundeskanzlerin ka pak që është hapur dhe ka mbi 800 ndjekës. Ky numër do të rritet, duke parë dhe rolin e Angela Merkel.

Strategjia ‘social’ e kancelares shkon kundër konceptit të komunikimit vizual, shumë e shpërndarë mes të rinjve. Instagram, në pronësi të Facebook, në dhjetor të 2014, kaloi edhe numrin e 300 milionë përdoruesve aktivë, më shumë se Twitter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button