Home / Politika / Vendimi i KQZ-së, Idrizi takohet me përfaqësues të misionit të OSBE/ODIHR

Vendimi i KQZ-së, Idrizi takohet me përfaqësues të misionit të OSBE/ODIHR

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është takuar me përfaqësues të misionit të OSBE/ODIHR. Ai e njohu misionin me vendimin e KQZ-së për numëruesin e PDIU-së.

Idrizi tha se po ndjek hapat e nevojshëm ligjorë dhe politikë për shfuqizimin e vendimit të paligjshëm të KQZ-së, që i mohon PDIU-së numëruesin, në kundërshtim me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR janë shprehur se ky shqetësim do të jetë pjesë e raportit për zgjedhjet.

Ndërkaq, Idrizi iu drejtua me një letër ambasadave të Bashkimit Europian dhe asaj të SHBA-ve në Shqipëri, ku i njohu me shkeljen ligjore.

PDIU do ta ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Neni 96 i Kodit Zgjedhor përcakton se çdo parti me më shumë se dy deputetë ka të drejtë të ketë numërues. KQZ, në shkelje flagrante të Kodit, ia mohoi këtë të drejtë PDIU-së, pa asnjë arsyetim ligjor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: