ParlamentarePolitika

Rama: Dixhitalizim sistemit të shërbimeve publike

Kryeministri Edi Rama, në seancën parlamentare të së enjtes, ka folur për projektin e investimit në sektorin e shërbimeve publike, i cili sipas tij, do të transformohet tërësisht, duke u dhënë lehtësi qytetarëve.

Rama ka bërë me dije se, përmes financimeve nga institucionet ndërkombëtare do të realizohet dixhitalizimi i këtij sistemi, që sipas tij, do të eleminojë përgjithmonë korrupsionin.

“Ne arritëm në një kohë të shkurtër, me një propozim bindës, të përfshijmë Bankën Botërore dhe BE-në në një projekt inovativ që adreson në mënyrë përfundimtare çështjen shumë të rëndësishme të korrupsionit në shërbimet publike, duke adresuar edhe të gjithë atë proces që sot u kushton qytetarëve kohë, para, nerva dhe një dëshpërim të madh. Ky projekt do të jetë model edhe për shumë shërbime të tjera që do të përfshihen në këtë transformim. Shërbimet publike në shqipëri do të kenë një projekt të informatizuar, të dixhitalizuar dhe kjo do të jetë një ngrehinë e re ku do të kryhen të gjitha shërbimet për qytetarët”, ka thënë Rama.

Në fjalën e tij, Rama u është përgjigjur edhe akuzave të bëra më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha për vendosjen e personave të inkriminuar në institucione.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button