Ekonomia

Mbështetja e SHBA-së në sektorin energjitik, Gjiknuri takohet me Dunnigan

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri është takuar me zv.ndihmës sekretaren për diplomacinë energjitike të SHBA-së, Robin Dunnigan.

Ajo konfirmoi interesin e kompanive amerikane për t’u njohur nga afër me potencialet që ofron Shqipëria në fushën e hidrokarbureve. Ministri Gjiknuri falenderoi SHBA për ndihmën që ka dhënë në reformën e sektorit energjitik, nëpërmjet programit të USAID-it.

Më tej, Gjiknuri u ndal tek rëndësia që mbart projekti i Korridorit Jugor të Gazit për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Brenda pak ditësh, tha ministri, në Shqipëri do të fillojnë zyrtarisht punimet në terren për ndërtimin e rrugëve të aksesit të gazsjellësit TAP, pjesë e Korridorit Jugor të Gazit.

Znj. Dunnigan deklaroi se ky projekt ka një rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa konfirmoi mbështetjen edhe për mundësinë e degëzimit me gazsjellësin Adriatiko-Jonian (IAP) dhe më tej procesin e gazifikimit të Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button