Ekonomia

BSH: Gati plani për trajtimin e kredimarrëseve të këqij më të mëdhenj

bankaBanka e Shqipërisë pohon se ka marrë një iniciativë për të analizuar dhe hartuar plane rimëkëmbjeje dhe zgjidhjeje për kredimarrësit më të mëdhenj të sistemit, në vështirësi shlyerjeje dhe të ekspozuar në disa banka njëkohësisht.

Në raportin vjetor që u miratua dje nga këshilli i Mbikëqyrjes Banka pohon se, për kredimarrësit e përzgjedhur, pasi është marrë pëlqimi paraprak për shkëmbimin e informacionit midis bankave, janë propozuar mundësitë më të mira për një zgjidhje të qëndrueshme të aftësisë paguese të kredimarrësit dhe vijimësisë së biznesit.

Sipas Autoritetit Qendror Monetar, kjo iniciativë është mbështetur nga projekti FinSAC i Bankës Botërore, i cili ka angazhuar një shoqëri ndërkombëtare me eksperiencë në këtë drejtim. Kjo iniciativë do të vijojë të zbatohet edhe gjatë vitit 2015.

Në shtator të këtij banka e Shqipërisë do të prezantojë një strategji të re komplekse për mënyrën se si do të ulen kreditë me probleme. Muajin shkoi, referuar burimeve nga Banka e Shqipërisë,  35 korporata, zotëronin 65 për qind të kredive me probleme dhe 80 kompani zotërojnë 80 % të totalit të kredive të pashlyera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button