Rajoni

Oferta e kreditorëve nxit zemërimin e Greqisë

greek-in-eurozoneLigjvënësit nga partia në pushtet e Greqisë, Syriza reaguan me zhgënjim dhe tërbim të enjten ndaj paketës së reformave të kreditorëve ofruar kryeministrit Aleksis Tsipras në këmbim të kesh-it, ku një zyrtar i lartë i partisë e quajti atë një propozim ‘vrasës’.

Reagimi i ashpër negativ tregon rritjen e rrezikut për një ‘përçarje’ ose revoltë të plotë brenda partisë radikale majtiste, e cila mund ta nxisë kryeministrin Aleksis Tsipras të bëj thirrje për zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të kapërcejë ndarjet dhe të fitojë miratimin për marrëveshje.

Avgi, gazeta e partisë Syriza publikoi në faqen kryesore sot: ‘ Vazhdimësi e masave shtrënguese? Jo, faleminderit! ‘, Ndërsa e përditshmja më e shitur Ta Nea shkruante: ‘Kosto me vdekje për marrëveshje.’

Detajet e plota të planit hartuar nga kreditorët europianë dhe FMN pritet ende të dalin pasi Presidenti i Komisionit Europian Zhan-Klod Junker ia paraqiti ato Tsipras në bisedimet e mbajtura gjatë natësë në Bruksel. Por detajet e pjesshme që kanë ‘rrjedhur’ deri tani treguan kërkesa për shkurtime të pensioneve dhe rritjen e taksave që qeveria e Tsipras do e ketë shumë të vështirë ti zbatojë.

‘(Junker) pranoin një punë të piste dhe përcolli planin më vulgar, vrasës, të vështirë, kur të gjithë shpresonin se marrëveshja ishte mbyllur, ‘ tha Alexis Mitropoulos, deputet dhe zyrtar i lartë brenda Syriza për TV Mega. ‘Dhe kjo në një kohë kur ne po lëviznim më në fund drejt arrtijes së një marrëveshjeje që të gjithë e dëshirojmë, sepse ne përjashtojmë ‘përçarjen’ që çon në tragjedi.’

Ligjvënësit janë zemëruar veçanërisht nga propozimi për të eleminuar përfitimin e pensionistëve me të ardhura të ulëta dhe ndryshimin e taksave të vlerës së shtuar që Tsipras tha se do të rrisin tatimin mbi vlerën e shtuar të energjisë elektrike me 10 për qind.

Masat të tilla janë anatemë për Syriza-n, e cila në janar u bë partia e parë radikale e majtë që fitoi pushtetin në historinë moderne greke me zotimin për t’i dhënë fund masave të ashpra dhe për të rritur standardet e jetesës për grekët r ‘goditur’ nga pesë vite mjerimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button