Bota

Allen: Për ta mposhtur ideologjinë e IS-it, duhet një gjeneratë e tërë

allenEmisari presidencial i Shteve të Bashkuara për Koalicionin Global kundër Shtetit Islamik, gjeneraliJohn Allen, ka thënë se grupi militant ka pasur ndikim global dhe mund të shkaktojë kaos mbi përparimet e njerëzimit, nëse nuk ndalet.

Këto komente gjenerali i ka bërë në Doha të Katarit, gjatë një forumi mbi marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Botës Islame.

Gjenerali i pensionuar tashmë, i emëruar nga presidenti amerikan, Barack Obama në shtator të vitit të kaluar, për të ndërtuar koalicionin botëror kundër Shtetit Islamik, tha se grupi militant nuk është vetëm problem irakian apo sirian, por një “problem rajonal me tendencë për ndërlikime globale”.

Ky grup tashmë ka humbur çerekun e rajoneve të banuara, të cilat i kontrollonte në Irak, por për ta mposhtur ideologjinë e IS-it do të duhet një gjeneratë e tërë apo më shumë, ka thënë gjenerali Allen.

Ai ka folur edhe për luftëtarët e huaj të cilët i janë bashkuar këtij grupi, duke thënë se kufiri i Turqisë me Sirinë dhe ai me Irakun paraqesin “vijat e fundit të mbrojtjes”.

Në këtë kuadër,I dërguari i posaçëm amerikan, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të ndihmojnë në parandalimin e fluksit të luftëtarëve të huaj.

Gjenerali Allen të enjten viziton Prishtinën. Nga e premta do të jetë në Malin e Zi, për të vazhduar pastaj në Bosnjë dhe Kroaci. Ndryshe, vlerësohet se mbi 230 qytetarë nga Kosova u janë bashkuar organizatave terroriste në Siri edhe Irak, sipas një hulumtimi të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button