Maqedonia

Besimi në Athinë do të takohet me Koxias

besimiZëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i angazhuar për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi sot në Athinë do të takohet me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias.

Sipas kabinetit të Besimit, temë e diskutimeve pritet të jetë avancimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve në drejtim të mbështetjes së euro-integrimit.
Siç kumtoi MPJ greke, pas takimit, Koxias dhe Besimi do të kenë edhe drekë pune.

Hollësi të tjera për takimin nuk kumtohen. Nuk përjashtohet, as konfirmohet, që dy ministrat gjatë bisedimeve të flasin edhe për propozim masat për ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për vizitën e Koxiasit në Shkup, në suaza të turneut të tij nëpër kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, që ishte paralajmëruar për këtë muaj.

Ky është takimi i dytë i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë me ministrin grek të Punëve të Jashtme. Besimi në maj të vitit 2013 u takua me shefin e atëhershëm të diplomacisë greke, Dimtris Avramopullos, me të cilin bisedoi për perspektivën evropiane të Maqedonisë, dhe për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button