Maqedonia

Trajanovski vizitoi komunën e Çairit

trajkovskiNë kuadër të vizitave që kryetari i Qyteti të Shkupit Koce Trajanovski i zhvillon nëpër komunat e qytetit, sot u realizua edhe takimi në Komunën e Çairit. Takimi filloi në lagjen e Fushë Topanës ku u mbajt dhe konferenca për mediat në të cilën Kryetari i Çairit Mexhiti theksoi projektet e përbashkëta me Qytetin e Shkupit dhe investimet në Komunën e Çairit. Ndër to ai potencoi zgjërimin e një pjese të rrugës “Cvetan Dimov”, zgjërimin e rrugës “Hristijan Todorovski Karposh” si dhe zgjërimin e bulevarit “Nikolla Karev”.

Aktiviteti më pas vijoi në Komunën e Çairit ku të pranishëm ishin Prefekti i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovskit dhe ai i Çairit Izet Mexhitit si dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit dhe atë: “Higjiena komunale”,  ndërmjarrja “Ujësjellësi dhe kanalizimi”,  ndërmarrja “Rrugët dhe rrugicat”,  ndërmarrja “Parqet dhe gjelbërimet”, “Ndërmarrja për Transport publik” (NTP), ndërmarrja “Parkingjet e qytetit”, “Njësia e Zjarrfikësave”, përfaqësues të MPB-së, këshilltarë në Qytetin e Shkupit, këshilltarë komunal, administrata komunale si dhe qytetarë të Çairit.

Qytetarët dhe gjithë të tjerët, aty patën rastin që drejtpërdrejtë të parashtronin pyetje rreth problematikave që hasin në fushën e mirëmbajtjes komunale si, kanalizimi, ndriçimi infrastruktura etj.

Trajanovski dhe Mexhiti, si dhe drejtorët e Ndërmarrjeve kanë diskutuar gjerë e gjatë mbi çdo problematikë, ndërsa premtuan ndërhyrje të menjëhershme në evitimin e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Çairit.

U vendos, që në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Higjiena komunale” të vendosen edhe tre kontenjerë të ri nëntokësorë, të rikonstruohen rrugët që kanë ngelur pa u riparuar nëpër gjithë territorin e komunës, shenjëzimi i vijave  të bardha për këmbësorë (zebrave), sinjalizimi vertikal dhe horizontal nëpër disa pjesë të komunës më konkretisht ku ka shkolla, rikonstruimi i trotuareve për biçikletistë, (kjo tanimë është realizuar në njërën pjesë të bul. “Kërste Misirkov”, ndërsa së shpejti do fillojë edhe anën tjetër të bulevardit, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë rikonstruimi i bulevardit “Nikolla Karev”.

Kryetari i Qytetit të Shkupit theksoi që shumë shpejtë do të përfundojë projekti në Parkun e Gazi Babës në të cilin tash më ka mbaruar ndërtimi i shtegut dhe mjeteve për rekreacion, ndërsa së shpejti do të përfundojë edhe shtegu tjetër i cili është paraparë të ketë edhe ndriçim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button