Teater

Femrat në pension 45 vjeç, burrat 50

Hartohet drafti për pensionet e artistëve

Grupi i punës, i ngritur për “Ligjin e pensioneve të artistëve”, ka dalë dje me një draft propozim lidhur me ndryshimin e moshës së pensioneve për artistët e kategorisë së parë. Sipas tyre, kanë të drejtë të përfitojnë pension pleqërie artistët sipas profesioneve sa vijon:

a) Artistë të baletit, akrobatë dhe artistë të cirkut, artistët e valleve të asambleve kur arrijnë moshën 45 vjeç për femrat dhe 50 vjeç për meshkujt. b) Solistë të operës, teatrove muzikalë, të ansambleve, si dhe muzikantë të veglave të frymës të orkestrave dhe të bandave kur arrijnë moshën 50 vjeç për femrat dhe 55 për meshkujt. Me ligjin aktual, mosha e daljes në pension është e unifikuar për të gjithë artistët e këtyre pozicioneve, konkretisht 56 vjeç femrat dhe 61 meshkujt. Grupi i punës propozon të ulet mosha e pensionit 11 vjet për femrat dhe 11 vjet për meshkujt e pikës a, si dhe 6 vjet për femrat dhe 6 për meshkujt sipas pikës b. Ndërsa për sa i përket periudhës së sigurimit u propozua të jetë jo më pak se 23 vjet në profesion, nga 35 vjet e 4 muaj që është aktualisht për meshkujt dhe 35 vjet për femrat. Kjo periudhë u përllogarit duke marrë parasysh moshën e re të reduktimit të daljes në pension 45-50, me vitet e mbarimit të studimeve rreth 18 vjeç. Për të llogaritur efektin financiar që do të shoqërojë këtë draftligj, do t’u dërgohet një shkresë për të nxjerrë të dhëna të gjitha institucioneve në bashki, media etj., të cilët kanë në objekt aktivitetin artistik dhe kulturor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button