Home / Kuriozitete / Lojtari i Njukasëllit: ‘E dashur, do shkoj me pushime’. Pas 3 ditësh martohet me një tjetër

Lojtari i Njukasëllit: ‘E dashur, do shkoj me pushime’. Pas 3 ditësh martohet me një tjetër

Futbollisti senegalez i Njukasëllit, Papiss Cisse, ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike dhe jo vetëm pas një “loje të dyfishtë” me të dashurat e tij.

CissePasi ka mbyllur kampionatin anglez me fanellën e “Qymyrxhinjve”, Cisse është nisur me pushime dhe para se të largohej i ka thënë të dashurës së tij, Rachelle Graham se po nisej në Senegal për të takuar familjen dhe miqtë e tij.

GrahamPor ky ka qenë vetëm një justifikim i Cisse, sepse tre ditë pasi kishte mbërritur në atdhe, është martuar me  29-vjeçaren Diallo Awa, volejbolliste senegaleze dhe një femër kopertinash në shtetin afrikan, e njohur për bukurinë dhe linjat e saj.

Senegal“Më tha që do shkonte me pushime, por pasi nuk iu përgjigj telefonit tim për tre ditë, mendova të futem në internet, – tregon e dëshpëruar 24-vjeçarja bionde, Graham. –  Aty pashë që ishte martuar me dikë tjetër. Nuk e besoj si nuk më tha për këtë gjë”

Leave a Reply

%d bloggers like this: