Home / Kronika / Kronika e zeze / Krujë, ekzekutohen 3 anëtarë të së njëjtës familje; plagoset një tjetër

Krujë, ekzekutohen 3 anëtarë të së njëjtës familje; plagoset një tjetër

Një ngjarje tragjike është shënuar gjatë orëve të vona të së premtes në Thumanë të Krujës, ku tre persona nga e njëjta familje janë vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktimat janë babë e bir dhe nipi, ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja. Familjes i është zënë pritë pranë banesës, ndërsa ata ishin në automjet.

Mësohet se viktimat janë babë e bir, Fran e Arben Çeku, përkatësisht 79 dhe 44 vjeç. Po ashtu, ka humbur jetën edhe nipi 20-vjeçar Enea Rama. Ndërsa e plagosur ka mbetur Luçie Çeku 65 vjeçe.

Forca të shumta policie, të mbërritura në vendin e ngjarjes, kanë nisur menjëherë hetimet. Nga veprimet paraprake mësohet se janëidentifikuar autorët, të cilët janë shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.