Kronika e zeze

Aksident në Lushnjë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të vona të së premtes, në fshatin Gramsh të Lushnjës. Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, një kamion me targa të Bosnjës ka goditur nga mbrapa një mjet bujqësor, ku po udhëtonin dy persona, shtetasit Gentian dhe Asqeri Sina, të cilët fillimisht mbetën të plagosur.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e qytetit të Lushnjës, nga bëhet e ditur se shtetasi Gentian Sina nuk mundi t’u rezistojë plagëve të marra duke ndërruar jetë. Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i kamionit, shtetasi boshnjak Mirsad Haxhixh.

Sipas policisë, shkak për aksidentin ka ndikuar errësira dhe mungesa e tabelave fosforeshente në rimorkion e mjetit bujqësor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button