Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 6 qershor 2015

Horoskopi për datën 6 qershor 2015

Dashi

Kujdesi i paktë i partnerit ka sjellë te ju shumë dyshime. Por mos u alarmoni është vetëm një periudhë. Planetët ju duan më fleksibël dhe mbi të gjitha më pak të papajtueshëm. Në këtë periudhë mund të zbuloni se keni larguar shumë persona me mënyrën tuaj të të bërit të gjërave.

Demi

Mundohuni që në mesin e të njohurve tuaj të veçoni dikë, që në heshtje, ju pëlqen. Nëse ju intereson përpiquni ta stimuloni. Duhet të impenjoheni seriozisht nëse dëshironi të arrini qëllimin e shpresuar. Nëse jeni nga ata që ndihen vetëm, atëherë ndryshoni ndonjë zakon të përditshëm.

Binjakët

Tregohuni të vendosur. Vishuni në mënyrë elegante dhe do të ndiheni më të sigurt. Në punë do të ia dilni me forcë dhe vendosmëri. Qetësohuni më shumë. Sot kini kujdes edhe për gjërat më të vogla dhe dedikohuni të tjerëve duke i ndihmuar të zgjidhin problemet.

Gaforrja

Raste të mira për t’iu dedikuar një leximi të mirë, apo të shikoni një film që keni dashur prej kohësh që ta shihni, ose fundja reflektoni pak vetëm. Në familje ka disa diskutime. Përpiquni t’i kaloni, për aq sa është e mundur. Mos u bëni agresiv.

Luani

Përfitoni nga shoqëria e gatshme e një mikeshe për të hequr pak mendjen. Nuk është momenti që të stresoheni. Për ju do të jetë një ditë e zymtë sot, me ngritje e ulje humori prej ndonjë shqetësimi të vogël. Limitoni ushqimin dhe mbi të gjitha duhanin, nëse e pini atë.

Virgjëresha

Mbajini për vete mendimet tuaja sot që veçanërisht të tjerëve do t’u duken jo aq të përshtatshme për t’u marrë në konsideratë. Keni ide të mira për sa i përket një projekti që keni në mendje. Jeni shumë të shqetësuar në këtë periudhë. Përpiquni të kaloni momente qetësie, përpara se t’ju “mbërthejë” stresi.

Peshorja

Mundësi të pakta, por të mira për të njohur njerëz të rinj dhe interesantë. Ndonjë takim i sotëm mund të jetë shumë i dobishëm për të ardhmen. Marsi do t’ju bëjë aktivë, por edhe pak prepotent. Jini më shumë diplomatik. Ndërsa Hëna do t’ju bëjë më alegro, simpatik dhe plot entuziazëm.

Akrepi

Nuk mund të dëshironi më të mirën në dashuri nëse keni lindur të enjten ose të shtunën. Beqarët mund të gjejnë ngushëllim në një dashuri të re. Tani po mendoni për një person që keni për zemër, mos i largoni mendimet. Përpiquni të mendoni pozitivisht, sepse asnjëherë nuk i dihet.

Shigjetari

Sot nuk do të ndiheni mirë. Mes stresit, mërzisë, miqve të padurueshëm dhe shumë shqetësimeve të tjera të përkohshme, do të donit që “bota të shuhej”! Për disa sot do të jetë një ditë vërtetë jo e këndshme. Por të lindurit në ditën e martë, të enjte dhe të shtunë do të marrin lajme të reja…të gjitha pozitive.

Bricjapi

Dinamizëm, komunikim i zellshëm dhe shumë bukuri. Dëshiron të blesh gjëra të reja. Në mbrëmje, dashuria do të jetë drithëruese. Do t’ju shkojë gjithçka mirë edhe në çështjet ligjore apo burokratike. Mbahuni me impulsivitetin dhe mendohuni përpara se të flisni.

Ujori

Përpiquni të studioni botën në të cilën mund të zgjidhni problemin që ju shqetëson. Efektivisht me pak sakrificë dhe shumë këmbëngulje mund t’ia dilni mbanë. Mos i lini që të presin shumë personat që u detyroheni një përgjigje. Ofertat ekonomike nuk janë gjithmonë ato më të sigurtat.

Peshqit

Nëse bujaria juaj nuk vlerësohet mos u mundoni shumë. Ndiqni rrugën tuaj dhe mos prisni mirënjohje. Kujtohuni dhe mos e humbni shpresën se kush bën mirë herët a vonë gjen mirë. Mund të njihni një lajkatar që do të mundohet t’ju fitojë besimin. Por bëni kujdes!

Leave a Reply

%d bloggers like this: