Te ndryshme

I kënaqur me pamjen tënde? Ja rezultatet e anketës së “Time”

Meksikanë, jeni të bukur dhe e dini këtë! Për të gjithë njerëzit e botës, meksikanët janë njerëzit më të lumtur me pamjen e tyre.

Prestigjiozja “Time” shkruan se 74% e meksikanëve thonë se janë ‘totalisht të kënaqur’ apo ‘mjaft të kënaqur’ me pamjen e tyre, sipas një studimi masiv të realizuar nga studiuesit e GfK. Ata kanë marrë në pyetje më shumë se 27 mijë persona nga mosha 15 vjeç e lart, në 22 vende në të gjithë botën, se çfarë mendojnë për veten e tyre.

Turqia vjen e dyta me 71% e të pyeturve të kënaqur me veten, e ndjekur pas nga Ukraina dhe Brazili, me 65%. Gjithashtu, më pas vjen Spanja me 64%, Gjermania dhe Argjentina me 62%, dhe SHBA me 60%.

Por studimi i GfK ka zbuluar gjithashtu se shumë qytetarë nuk janë të kënaqur me pamjen e tyre. Japonezët janë njerëzit më të pakënaqur me 38% e tyre që thonë se ‘nuk janë të kënaqur’ ose ‘jo shumë të kënaqur’, ndjekur nga britanikët, rusët, dhe koreanojugorët me 20%.

Ndoshta duke thyer disa stereotipe, GfK ka zbuluar se adoleshentët janë më autokritikë se të rriturit, 16% të moshës 15-19 vjeç ‘jo shumë të kënaqur” me pamjen e tyre, krahasuar me 13 % të moshës 20-59 vjeç.

Gjithashtu, femrat janë më kritike me veten, se sa meshkujt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button