Home / Kuriozitete / 13-vjeçarja hidhet nga ura pasi i ati publikon videon ku e ndëshkon duke i prerë flokët

13-vjeçarja hidhet nga ura pasi i ati publikon videon ku e ndëshkon duke i prerë flokët

Një vajzë 13-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë pasi i ati publikoi në internet një video ku në formë ndëshkimi i pret flokët.

Izabel Laxamana, nga Tacoma, Washington u gjet në gjendje të rëndë poshtë një ure prej nga ishte vetëhedhur dhe ndërroi jetë një ditë më vonë. Në videon e publikuat vetëm disa ditë para ngjarjes së rëndë, tregohet Izabela që qëndron pranë një tufe me flokë të prerë, ndërkohë që në sfond dëgjohet zëri i një mashkulli.

vajza2

Është zëri i babait të 13-vjeçares që I thotë se ‘look-u’ i saj i ri ishte pasojë e gabimeve që ka bërë.

Por policia ka mohuar që videoja të ketë lidhje direkte me vetëvrasjen e adoleshentes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.