Home / Qeveritare / Qeveria, mbledhje për analizën e 300 ditëve të punës

Qeveria, mbledhje për analizën e 300 ditëve të punës

mbledhje-qeverie1Qeveria shqiptare, në një mbledhje informale të saj po përgatit bilancin e punës 300 ditore të saj, ndërkohë edhe prioritetet e vitit të dytë të qeverisjes.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka cilësuar periudhën 2014-2015 si “viti antikorrupsion”.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka bërë të ditur se dita e sotme do të jetë mjaft e ngarkuar për kabinetin qeveritar që ai drejton.

“Sot ditë e gjatë pune e qeverisë për bilancin e 300 ditëve dhe përgatitjen e vitit të dytë qeverisës – Viti Antikorrupsion, shtator 2014-15”, shkruan Rama.

Mazhoranca qeverisëse e “Aleancës për Shqipërinë Europiane:, fitoi zgjedhjet parlamentare më 23 qershor të vitit të kaluar, me nje rezultat të thellë, ndërkohë që qeveria e re u betua tek Presidenti i Republikës më 15 shtator ë vitit 2013.

Gjatë vitit të parë të qeverisjes u arritën disa objektiva të rëndësisme, ndër të cilat më kryesoret janë dhënia e tapive të para të legalizimeve, duke mbajtur remtimin elektoral, luftën ndaj kriminaliteti që kulmoi me ndërhyrjen në Lazarat ku u agjësuan dhe u kapën sasi ë mëdha droge dhe armës, marrja e statusit kandidat në Bashkimin Europian etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.