Rajoni

Marrëdhëniet BE-Turqi pas zgjedhjeve

erdoganNë Bruksel dhe në shtetet anëtare të BE-së ka rezistencë të madhe ndaj anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE.

Komisioni Evropian qëndron rreptësisht neutral në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve si në shtetet anëtare të BE-së dhe vendeve të treta. Megjithatë komisioni e komentoi pozitivisht pjesëmarrjen e lartë prej 86 për qind. Kjo ishte “një shenjë e qartë e fuqisë së demokracisë turke,” tha shefi i politikës së jashtme të BE Federica Mogherini dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn në një deklaratë të përbashkët. “Veçanërisht e rëndësishme është që të gjitha partitë e mëdha do të përfaqësohen në parlamentin e ri,” ndoshta një aluzion për partinë kurde HDP, e cila arriti ta kërcente pengesën prej dhjetë për qind dhe në këtë mënyrë futet për herë të parë në parlament.

Privatisht përfaqësuesit e BE-së gëzohen që AKP e humbi shumicën absolute, mendon Amanda Paul nga think-tanku European Policy Centre, për DW-në. “Për shkak të shqetësimeve për prirjet autoritare të AKP-së dhe të presidentit Ergogan, shumë shpresojnë se përfundimi i zgjedhjeve do ta sjellë Turqinë në rrugën e demokracisë. Eurodeputeti Alexander Graf Lambsdorff (FDP) e konsideron humbjen e shumicës absolute “një refuzim të elektoratit ndaj fantazive të Erdoganit dhe islamizimin e jetës publike.

Erdoganit duket se nuk i intereson BE-ja

Erdogani ka treguar shumë herë se BE-ja dhe masat saj nuk i interesojnë. Kjo u bë e qartë kur Mogherini dhe Hahn kritikuan arrestimin e shumë gazetarëve në dhjetor të viti të kaluar dhe kur Erdogani tha se Turqisë nuk i interesojnë ato që thotë Evropa dhe as nëse do ta pranojë Turqinë në BE apo jo.

Mogherini dhe Hahn shohin shumë mundësi dhe potencial për marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë. Por për momentin nuk po ndodh gjë. Turqia është që prej vitit 1999 kandidat për anëtarësim dhe nga voti 2005 po zhvillon bisedime për këtë. Por sipas Amanda Paul bllokimi i bisedimeve nuk bëhet vetëm nga Turqia por edhe nga qëndrimi i politizuar i Gjermanisëde Francës.

Dialogu i shërben demokracisë turke

Në fakt, në Bruksel dhe shtetet anëtare të BE-së ka rezistencë të madhe ndaj anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE. Disa besojnë se Turqia nuk bën pjesë për arsye gjeografike, kulturore apo fetare në BE. Të tjerët u referohen deficiteve të padiskutueshme demokratike. Amanda Paul e konsideton bllokadën ndaj Turqisë si të gabuar. Një dialog me Turqinë në fushat e kritikuara është shumë më i mirë se refuzimi i negociatave, në qoftë se dikush dëshiron për të përmirësuar situatën politike atje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button