Europa

HSBC planifikon shkurtimin e 8000 vendeve të punës në Britani

HSBC-ja, banka më e madhe e Europës, po planifikon shkurtimin e 8.000 vendeve të punës në Mbretërinë e Bashkuar, në përpjekje për të reduktuar kostot dhe thjeshtëzuar biznesin e saj.

Banka ka 48.000 punonjës në Britani. Masat shtrënguese të kolosit britanik supozohet të arrijnë kursimin e 5 miliardë dollarëve brenda dy viteve.

Në rang global, shkurtimet pritet të mbërrijnë në 25.000 vende pune, çka do të thotë largim për rreth 10% të 266.000 punonjësve të HSBC-së.

Ndërkohë, banka njofton se do të dalë me një vendim edhe për spostimin ose jo të zyrave qendrore të saj nga Britania dhe nuk janë të pakta spekullimet se qendra e re e saj mund të jetë në Hong-Kong.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button