Home / Kronika / Reforma në drejtësi, Naço: Mund të kërkohen ndryshime në Kushtetutë

Reforma në drejtësi, Naço: Mund të kërkohen ndryshime në Kushtetutë

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, priti sot në një takim James Hamilton, Ekspert i Komisionit të Venecias, takim ky i realizuar në kuadër të diskutimit mbi procesin reformues të sistemit të drejtësisë dhe diskutimit mbi dokumentin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Sistemin e Drejtësisë “Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri – 2015”. Hamilton shoqërohej në këtë takim nga znj.

Artemiza-Tatiana Chisca, Kreu i Divizionit për Institucione Demokratike dhe të Drejtat Themelore, pranë Komisionit të Venecias. Ministri Naço i bëri me dije ekspertëve të Komisionit të Venecias, një prezantim të shkurtër të ecurisë së deritanishme të procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë në tërësi. Gjithashtu e informoi gjithashtu z. Hamilton mbi përfshirjen dhe kontributin e Ministrisë së Drejtësisë, përmes ekspertëve të saj, pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe komentet e dokumentet e dërguara pranë tij, në fazën e parë të procesit. Hamilton, vlerësoi punën e bërë deri më tani nga Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar si dhe dokumentin

“Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri–2015”. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të dhënë asistencën e tyre për procesin i cili tashmë ka rëndësi shumë të madhe dhe që do të vijojë me hartimin, miratimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme. Gjithashtu theksoi se hartimi i ligjeve është i thjeshtë ndërsa reforma e vërtetë është implementimi me sukses i tyre, pikë kjo ku do të duhet të përqendrohet faza e dytë e reformës. Për këtë qëllim, kërkohet jo vetëm, pjesëmarrja e ekspertëve, por edhe përfshirja e vetë institucioneve që do të jenë pjesë e reformës.

Ministri Naço theksoi edhe njëherë se reforma në sistemin e së drejtës duhet të jetë e thellë dhe kjo mund të kërkojë ndryshime edhe të ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës, për të vijuar më pas me ndryshimet e tjera. Ndaj asistenca e Komisionit te Venecias përbën një garanci për suksesin e kësaj reforme. Ministri Naço, shprehu edhe një herë gatishmërinë e qeverisë, për reformimin e institucioneve të drejtësisë si Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe jo vetëm. “Qëndrimi i qeverisë shqiptare se opinionet e Komisionit Venecias mbi realizimin e kësaj reforme me rëndësi kombëtare janë më shumë se të nevojshme, është i pandryshueshëm”, theksoi Naço.

Leave a Reply

%d bloggers like this: