Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 9 qershor 2015

Horoskopi për datën 9 qershor 2015

Dashi

Një mendim, një kujtim, një pendesë…do ta bëjnë këtë ditë sikur do të ndiheni pezull në ajër, por dëshira për të jetuar diçka emocionuese është shumë e bukur.

Demi

Në rast të ndonjë vështirësie ligjore, profesionale ose private, ju do të keni përkrah ndikimin e Hënës dhe të Mërkurit. Favorizime do të keni edhe për transferimet financiare.

Binjakët

Do të pushtoheni nga mendimet por do të jenë rezultative për një arritje profesionale. Nga shëndeti nuk do të ndiheni mirë. Një person që nuk e shihni prej kohësh do të bëhet i gjallë.

Gaforrja

Ditë me fat. Do t’ju jepen raste ideale për transferime parash, investime dhe çështje ligjore. Duhet të besoni në një dashuri të lindur prej pak kohësh. Udhëtime.

Luani

Diçka në mendje do të lindë dhe diçka në zemër do të “shpërthejë”. Në dashuri bëni mirë të sqaroni një çështje që e keni lënë pezull. Sot mund të përfundoni një punë të mirë biznesi.

Virgjëresha

Hëna në shenjën e peshqve do t’ju bëjë përtac në punë dhe të mërzitshëm ndaj njerëzve. Për sa i përket shëndetit do të ndjeni dobësi. Dashuria është diçka tjetër dhe jo ajo që po jetoni.

Peshorja

Shkoni të sigurt drejt objektivit të synuar, do të merrni një ambient të ri, një dashuri të re, ndërsa Mërkuri do t’ju sjellë fat edhe gjatë pushimeve.

Akrepi

Një “vullkan” pasionant ende i fjetur, për disa, por ai mund të shpërthejë në çdo moment-sot, nesër, muajin që vjen. Marsi do t’ju favorizojë në drejtim të punëve të mëdha të biznesit.

 Shigjetari

Është shumë mirë që të kontrolloni shpeshherë shëndetin tuaj dhe jo vetëm kur ndjeni ndonjë shqetësim. Bëni kujdes ndaj lajmeve në ardhje, Mërkuri nuk është i besueshëm për bizneset.

Bricjapi

Vendime të mira për sa i përket shtëpisë. Iniciativa të lumtura edhe për fëmijët tuaj që do t’ju përgatisin surpriza të këndshme në muajt e verës. Por ndërkohë punoni për të fituar para më parë.

Ujori

Jupiteri lajmëron për ju një periudhë tjetër të kundërshtimeve ligjore. Ndaj sistemoni gjithçka sot për t’i paraprirë çdo vështirësie.

Peshqit

Sot mund t’ia dilni më së miri në gjithçka: punë, studime, familje. Disa çështje familjare do të qartësohen dhe ju do të ndiheni shumë të lumtur. Sukses do të keni edhe për lëvizjet jashtë vendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: