Maqedonia

Bilall Kasami: Në protestat e 13 qershorit, mbi 10 mijë qytetarë!

Lidhur me protestën e paralajmëruar për më 13 qershor, përfaqësuesi i lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami ka pohuar për mediat se organizimi është duke rrjedhur sipas parashikimeve dhe se të shtunën që vjen, Shkupin do ta mbulojnë flamujt kuqezi dhe ikonografia kombëtare.

“Në protesta presim të marrin pjesë mbi 10 mijë qytetarë shqiptarë të Maqedonisë. Protesta do të fillojë nga komuna e Çairit dhe do të përfundojë para qeverisë së Gruevskit”, ka deklaruar Bilalli.

Bilalli ka pohuar se protestën e kanë përkrahur shumë parti të vogla të këtushme opozitare, si dhe personalitete të njohura shqiptare nga Maqedonia dhe jashtë saj.

Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me liderin e opozitës maqedonase Zoran Zaev, Bilalli ka pohuar se këto protesta nuk kanë lidhje me palën maqedonase, ngaqë sipas tij, kjo protestë duhet të shpalosë ofertën shqiptare për zgjidhjen dhe daljen nga kriza dhe nga ngërçi politik që ka kapluar Maqedoninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button