Politika

Basha: Me votë të lirë zgjidhni ekipin që ju mendoni se do sjellë fitoren

lulzim-basha-525x350Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Gjirokastër dhe në Delvinë. Basha theksoi në fjalën e tij se qeveria jo vetëm ka dështuar në çdo premtim të bërë por ka përkeqësuar ndjeshëm jetën e qytetarëve krahasuar me një vit më parë.

Pavarësisht rënies së menjëhershme të besimit të qytetarëve tek kjo mazhorancë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar nga demokratët që mos ta konsiderojnë këtë si të mjaftueshme për ardhjen e tyre në pushtet. Çelësi i suksesit për të sotmen dhe të nesërmen e PD-së, sipas Bashës, është ngritja, ribashkimidhe zgjedhja në poste drejtueseve e njerëzve më të mirë.
“Ne nuk mund të fërkojmë duart e të bëjmë llogaritë me dështimet e kundërshtarit, por duhet të bëhemi gati për ngritjen dhe ringritjen tonë. Përmes votës së lirë do të merrni përgjegjësinë tuaj si njerëz të lirë për të zgjedhur ekipin që ju mendoni se do t’ju udhëhequr drejt fitores, dhe do të keni drejtuesin që zgjidhni vetë”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button