Home / Politika / Analiza e 300 ditëve të qeverisjes, Rama: Të dhëna inkurajuese për ekonominë

Analiza e 300 ditëve të qeverisjes, Rama: Të dhëna inkurajuese për ekonominë

mbledhjeKryeministri Rama ka mbledhur sot kabinetin për të bërë bilancin e 300 ditëve të qeverisjes. Pavarësisht se një ditë pushimi, kabineti qeveritar është mbledhur për të analizuar punën e vitit të parë dhe për të projektuar vitin e dytë të qeverisjes. Kryeministri Rama e ka bërë këtë njoftim përmes rrjetit social, Facebook.

“Sot ditë e gjatë pune e qeverisë për bilancin e 300 ditëve dhe përgatitjen e vitit të dytë qeverisës – Viti Antikorrupsion, shtator 2014-15.”

Në një postim të dytë pak më vonë,  Rama shkruan  se  të dhënat e ekonomisë e përgjithësisht të qeverisjes në 300 ditë, janë shumë inkurajuese.

“Pushim dreke pas një seance mbi të dhënat shumë inkurajuese të ekonomisë e përgjithësisht të qeverisjes në 300 ditë”, shkruan kryeministri Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: