Politika

Raporti për racizmin dhe intolerancën, KiE: Progres, por politikanët përdorin gjuhën e urrjetjes

Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës, ECRI, i themeluar nga Këshilli i Evropës, ka publikuar raportin e pestë monitorues për Shqipërinë, ku kalohen në skaner problemet që lidhen me gjendjen e racizmit dhe intolerancës.

Raporti vëren se krahas progresit që ka bërë, Shqiëpria ka disa mangësi në ligjin penal lidhur me mbrojtjen kundër racizmit dhe homo-transfobisë. “Në praktikë, viktimat nga diskriminimi nuk kanë akses në ndihmë juridike falas”, theksohet në raport.

Nadejda Hriptievschi, eksperte e ECRI dhe bashkautore e këtij raporti, në një intervistë telefonike për Top-Channel thotë se, Shqipëria ka bërë progres pozitiv, sidomos me ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, i miratuar në vitin 2010.

Ndërkohë, ekspertja e Komisionit Europian e quan shqetësuese retorikën e përdorur nga politikanët shqiptarë.

“Sa i takon incidenteve me gjuhën e urrejtjes të përdorur nga politikanë të nivelit të lartë, ne e kuptojmë se kjo është një tendencë, për fat të keq, dhe kjo është vënë re në vende të ndryshme. Por është shumë e rëndësishme që autoritetet ta trajtojnë këtë çështje, veçanërisht politikanët, të cilët duhet të japin një shembull për popullatën. Kemi vënë re se autoritetet përkatëse kanë ndërmarrë disa hapa, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe nevojitet një përgjigje e shpejtë për çdo incident të gjuhës së urrejtjes, në mënyrë që të mos ketë përshkallëzim”, ka thënë Hriptievschi.

Një aspekt pozitiv dhe një nga faktet e rëndësishme që ndihmojnë shoqërinë Shqiptare, ka vijuar ekspertja e Këshillit të Europës, është se vendi ka arritur të sigurojë një nivel mirëkuptimi ndëmjet grupeve të ndryshme dhe kjo është pozitive, nuk duket se ka probleme të mëdha mirëkuptimi, sikurse vihen re në vende të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button