Kronika

Dhuna në familje, policia ndërhyn në 8 raste

Drejtoria-e-Policise-TIrane-622x350Në kuadër të punës për parandalimin e ngjarjeve dhe dhunës në familje nga strukturat e policisë së Kryeqytetit, është ndërhyrë në 8 – raste të parandalimit të krimit në ambjentet familjare, duke kryer veprimet proçedurale dhe plotësuar Kërkesë Paditë për lëshimin Urdhërave të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Kështu sipas njoftimit të policisë, uniformat blu të kryeqytetit kanë plotësuar kërkese – padinë për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm  të Mbrojtjes shtetases  E.M, 33 vjeç, sepse bashkeshorti i saj shtetasi Shkëlzen.M, 37 vjec, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj Po ashtu u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes shtetases R.J, 28 vjec, banuese në Institut Bujqësor, Kamëz, Tiranë, sepse bashkëshorti i saj shtetasi E.J, 28 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Policia ka filluar proçedim penal në gjëndje të lirë për shtetasin  Shaqir.Sh, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 10.00, të ditës së dielë dyshohet se ka ofenduar dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj mbesës së tij shtetases së mitur K.Sh.  Po ashtu urdhër mbrojtje morën shtetasja K.T, 51 vjeç dhe shtetasja E. M, të cilat dyshohen je janë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshortët e tyre. Policia lëshoi urdhër mbrojtje edhe për shtetasin A. D, 47-vjeç dhe Q.D, pasi të dy këta shtetas dyshohet se janë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nda djemt  tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button