Politika

“Qytetar Nderi” i Mitrovicës, Basha: Titulli, jo vetëm vlerësim, por edhe përgjegjësi

Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, Lulzim Basha, është shpallur “Qytetar Nderi” i Mitrovicës. Titulli i votuar unanimisht nga Këshilli Komunal i Mitrovicës iu dorëzua Bashës, në një ceremoni solemne, nga kryetari i Bashkisë së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri ka vlerësuar kontributin që zoti Basha ka dhënë për Mitrovicën dhe Kosovën, për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e saj ndërkombëtare, për ndërtimin e Rrugës së Kombit, e deri tek ndihma financiare që i dha Mitrovicës për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga lufta dhe rikthimin e të shpërngulurve.

Ndërsa Basha e ka konsideruar këtë titull një nder dhe vlerësim për të: “E quaj veten me fat e i falem Zotit për mundësinë që më ka dhënë për të bërë edhe unë atë që më takonte si shqiptar dhe nip i Kosovës. Ka qenë dhe është detyra ime, është privilegji, të cilin vazhdoj ta kem edhe sot për të ndihmuar sa të kem mundësi për Kosovën. Ndihem fatlum për këtë respekt të rrallë, në këtë ditë të bekuar dhe të shumëpritur nga të gjithë ju qytetarë të Mitrovicës, të Kosovës e mbarë shqiptarët, rikthimin për t’u prehur në gjirin e tokës që e lindi kreshnikun e kombit, Isa Boletinin”.

“Titulli nuk është vetëm vlerësim, por edhe përgjegjësi”, theksoi Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button