Bota

Më shumë se 60 gra të marra peng u shpëtojnë rrëmbyesve islamikë

nigeri-pengje1-567x350Rreth 63 nga 68 gra dhe vajza të rrëmbyera në muajin qershor pas një sërë sulmesh atribuar grupit islamik Boko Haram në verilindje arritën t’u shpëtojnë rrëmbyesve të tyre, sipas një burimi të sigurisë.

Një burim i lartë i sigurisë në Maiduguri, i cili dëshironte të mbetej anomim, konfirmoi se 63 pengje kishin arritur të shpëtonin dje në mbrëmje.

”Jam njoftuar nga ana e kolegëve të mi në rajonin Damboa, se rreth 63 gra dhe vajza të rrëmbyera kanë mundur të kthehen në banesat e tyre”, deklaroi sot për shtypin, Abbas Gava, një përfaqësues i policisë lokale të Shtetit të Bornos që bashkëpunon ngushtë me forcat e sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button