Politika

21 Qershori, KZLN-ja paraqet raportin 2-javor të fushatës parazgjedhore

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme (KZLN) paraqiti të mërkurën raportin 2-javor të vëzhgimit të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesi i KZLN-së tha se duhet bërë më shumë transparencë për punën e KZAZ-ve: “Mbledhjet e KZAZ-ve janë publike, por komisionerët ka pasur raste që nuk kanë lejuar të hyjnë vëzhguesit tanë”.

Nga raporti doli se, 19 KZAZ kanë probleme me infrastrukturën dhe ka mungesë bashkëpunimi me autoritetet lokale.

Gjithashtu, është vënë re se mungon bashkëpunimi mes vetë komisionerëve për shkak të ndikimit të partive mbi komisionerët përkatës për të zvarritur punën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button