Ekonomia

Vëzhgim/ Nis vera, bien çmimet e prodhimeve sezonale bujqësore

Çmimet e zarzavateve dhe patateve në muajin maj pësuan ulje me 17% në krahasim me muajin prill, duke treguar trendin e përgjithshëm sezonal, që përsëritet çdo vit me këto produkte.

Në këtë treg duket se përmbytjet e fillimvitit nuk ndikuan në dëmtimet e perimeve stinore, të cilat në maj vijnë kryesisht nga serat që janë ngritur anë e kënd vendit dhe që tani në kulmin e sezonit po ndikojnë në uljen e çmimeve.

Por sipas krahasimit në ndryshimin vjetor të çmimeve për perimet dhe frutat, vërehet se nga viti në vit, çmimet e tyre kanë ardhur në rritje. Sipas INSTAT, sivjet në muajin maj çmimet e zarzavateve dhe patateve u rriten me 11 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Sipas të dhënave të INSTAT, pavarësisht perimeve, në tërësi grupi “ushqime, perime, duhan” ka pësuar rritjen më të lartë të çmimeve në artikujt ushqimorë të konsumit, duke arritur kulmin në muajin mars me një rritje 26.7 %.

Në fakt, çdo stinë vere vërehet rënie e kurbës së çmimeve për zarzavatet dhe perimet, ku ulja më e dukshme është në kulmin e vet gjatë muajit gusht-shtator.

E kundërta ndodh në stinën e vjeshtës dhe sidomos dimrit, kur çmimet e tyre rriten duke arritur vlerën më të lartë në dhjetor, deri në mars çdo vit. Kështu, rritja e çmimeve për këtë grup në mars ishte 15% më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button