Home / Politika / Vendimi për Ndreun dhe Ndokën, PD: Lajm i zi për demokracinë dhe parlamentarizmin

Vendimi për Ndreun dhe Ndokën, PD: Lajm i zi për demokracinë dhe parlamentarizmin

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të pushuar çështjen gjyqësore ndaj deputetëve Ndoka e Ndreu, të cilët akuzoheshin për goditje ndaj deputetit opozitar, Gent Strazimiri, ka ardhur reagimi nga selia blu.

“Lajm i zi për Shqipërinë, demokracinë dhe parlamentarizmin shqiptar. Çdo shqiptar, që pa me zë dhe figurë skenat e shëmtuara të sulmit fizik kundër fjalës së lirë dhe opozitës, është sfiduar.

Partnerët tanë amerikanë dhe europianë janë sfiduar. Në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit.

Kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim, është vepra e tij e zezë. Beteja jonë për dekriminalizimin nuk ndalet, reagimi i qytetarëve është detyrë. Me votë, me gjykimin suprem të votës popullore, kjo është zgjidhja”, përfundon reagimi i PD-së.

Ndërkaq, në zbardhjen e vendimit të dhënë, Gjykata e Lartë justifikon se “në mbështetje të paragrafit të parë të nenit 387 të Kodit të Procedurës Penale, çështja nuk duhet të fillonte, për shkak se nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal”.

Sipas Gjykatës së Lartë, përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve të tjera faktike a të dhunshme nga ana e deputetëve, të cilat cenojnë veprimtarinë normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., të kryera gjatë veprimtarive parlamentare dhe/ose brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje që gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: