Keshilla

Vlerat e kakaos për lëkurën tuaj dhe jo vetëm

Kur flitet për çokollatën dhe kakaon më skeptikët mendojnë menjëherë për linjat: por në të vërtetë nëse do të mund të zgjedhin produktet e duhura nga këta dy ushqime mund të përfitojnë të mira të ndryshme. Kakaoja për shembull është një nga përbërësit natyralë më të përdorur si “ilaç” bukurie. Padyshim duhet të zgjidhni atë më të hidhurën dhe jo atë të sheqerosurën.

Vlerat e saj antioksidante në fakt janë një aleat i vërtetë për ta mbajtur lëkurën të re dhe elastike, duke luftuar radikalet e lira. Pra kakaoja është perfekte për të bërë skrab, maska dhe piling, të gjitha për t’u aplikuar në lëkurë.

Për shembull, për t’i dhënë dritë lëkurës së zbehtë, ju mund të përgatisni një piling duke bashkuar një lugë gjelle pluhur kakaoje të ithët me një lugë gjelle sheqer dhe një lugë me vaj lajthie: përziejini përbërësit dhe masazhojini në fytyrë me lëvizje rrethore një herë në javë për të ndriçuar lëkurën dhe për të pasur një çehre rrezatuese.

Ndërsa për të luftuar rrudhat, perfekte është maska me bazë kakaon dhe avokadon, që e gjallëron lëkurën duke e bërë atë të butë dhe kompakte: bashkoni një lugë të vogël me kakao pluhur, 1/4 e një avokadoje të pjekur mirë e të grimcuar, dy lugë gjellë vaj susami dhe dy lugë qumështi prej arrës së kokosit. Përziejini të gjitha dhe masën aplikojeni mbi fytyrë duke e lënë ashtu për 10 minuta. Këta përbërës, janë shumë të pasur me vitaminë E, një “ilaç” për shenjat e kohës.

Me kakaon në shtëpinë tuaj ju mund të përgatisni gjithashtu edhe një maskë anticelulit duke bashkuar 5 lugë gjellë kakao pluhur me një gotë ujë të ngrohtë: përziejeni të gjithën derisa të përfitoni një përbërës homogjen dhe kremoz, më pas aplikojeni në kofshë, duke i mbështjellë ato me një qese transparente kuzhine. Lëreni kështu për gjysmë ore dhe më pas shpëlajini mirë.

Nëse keni një lëkurë mikse ose të yndyrshme dhe nëse keni nevojë ta pastroni, mund të përgatisni një maskë fytyre me bazë kakaon: përbërësit që ju nevojiten janë një lugë gjelle kakao, një lugë argjilë e bardhë, një lugë kos i bardhë dhe një me mjaltë.

Bashkoni përbërësit pluhur, më pas shtoni kosin dhe mjaltin duke i përzierë sa më mirë: aplikojini mbi fytyrë dhe lërini në qetësi për 15 minuta. Lëkura do të bëhet e butë dhe e hidratuar, ndërsa ajo do të ketë edhe një aromë të ëmbël.

Të mirat shëndetësore të përdorimit të kakaos

Kakaoja është e mbushur me vitamina dhe antioksidantë që e bëjnë atë pothuajse një super ushqim natyral ose multivitaminë. Përbërësit më të dobishëm që gjenden në kakao janë antioksidantët, mineralet esenciale si magnez, kalcium, hekur, zink, bakër, kalium dhe mangan, si dhe vitaminat A, B1, B2, B3, C, E. Konsumi i rregullt i kakaos përmirëson qarkullimin e gjakut, zvogëlon dhimbjen e kokës, është ushqim antiplakje, si dhe e zvogëlon kolesterolin e keq në gjak. Kakaoja gjithashtu ju ndihmon t’i largoni toksinat nga trupi. Ndërsa kur jeni në depresion apo me disponim të keq, atëherë konsumi i çokollatës me kakao do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Por gjithashtu duhet pasur kujdes gjatë ngrënies së kakaos, sepse kakaoja është shumë ushqyese dhe nëse hahet pa kontroll mund të shtoni në peshë.

Kakaoja

1 – Ju mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

2 – Është antidepresive

3 – Bën të mundur uljen e presionit të gjakut

4 – Parandalon kancerin

5 – Ndihmon kujtesën

Burimi: Fan Page

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button