Kuriozitete

Grupi i gjakut përcakton nëse do të prekesh nga humbja e kujtesës

Nëse në venat tuaja qarkullon gjak që i përket grupit të rrallë, shanset që të prekeni nga humbja e kujtesës është më e vogël. Ky është përfundimi i një studimi të fundit, i kryer nga një grup studiuesish në Universitetin e Vermontit dhe raporti është publikuar në revistën mjekësore “American Academy of Neurology”.

Sipas studimit personat që i përkasin grupit AB, janë më shumë të rriskuar që të preken nga humbja e kujtesës në krahasim me grupet e tjera. Studiuesit e drejtuar nga doktoresha Mary Cushman, kanë vendosur të ndjekin këtë çështje duke u fokusuar në çrregullimet e humbjes së kujtesës dhe aftësive të tyre njohëse.

Si pasojë e kësaj ekspertët morën analizat e 30 mijë personave që jetojnë në SHBA, të cilët duke kombinuar të gjitha parametrat; moshës, racës, gjinisë dhe rajonit të origjinës së pjesëmarrësve, u konkludua se ata që kanë grupin e gjakut AB, janë më të rriskuar. Mbi 82% e tyre rrezikohen që të preken nga humbja e kujtesës në moshë të vjetër. Rezultatet ishin pozitive për ata që i përkisnin grupit 0, A ose B.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button