Home / Bota / Irak, 18 të vrarë nga sulmet me bomba në Bagdad

Irak, 18 të vrarë nga sulmet me bomba në Bagdad

Një seri sulmesh me bomba në Bagdad dhe në rrethina kanë lënë të paktën 18 persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në afërsi të një restoranti në një nga rrugët më të populluara të kryeqytetit irakian, duke vrarë 8 persona.

Militantët e Shtetit Islamik, të cilët kanë zgjeruar territoret e tyre gjatë muajve të fundit, shpesh marrin përsipër sulme të tilla. Terroristët e ISIS thanë se ishin ata autorët e sulmit ndaj një ndërtese qeveritare në perëndim të Bagdadit, ku mbetën të vdekur të paktën dy persona. Situata në Irak prej vitesh ka qenë e tensionuar edhe për shkak të sulmeve vdekjeprurëse sektare.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se sulmet e tjera të së martës kanë pasur si synim personelin ushtarak.

Leave a Reply

%d bloggers like this: