Home / Politika / Nishani: Shqiptarët sot kanë dy shtete të pavarura. Isa Boletini, kryedëshmori ynë

Nishani: Shqiptarët sot kanë dy shtete të pavarura. Isa Boletini, kryedëshmori ynë

Presidenti Bujar Nishani ka marr pjesë në homazhet në nder të Isa Boletinit, në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit vlerësoi figurën e Isa Boletinit dhe rolin kryesor të tij në formimin e shtetit shqiptar. “Shqiptarët kanë dy shtetet e tyre të pavarura në Ballkan, të lira e demokratike”, tha Nishani.

“Isa Boletini ishte krenaria shqiptare në orët më tragjike të shqiptarisë. Sot e kemi për të kujtuar mbi të sakrificat dhe gjakun e derdhur të mijëra dëshmorëve, të cilët dhanë jetën që shqiptarët të mbeten, të qëndrojnë, të ringrihen, të fitojnë të drejtat e tyre kombëtare dhe Isa Boletini është kryedëshmori ynë”, tha Nishani.

Z. Nishani tha se çdo lloj propagande që kërkon ti japë ngjyrime të tjera kombit shqiptar është armik i të ardhmes sonë të përbashkët . “Rruga e përbashkët është ajo e integimit dhe bashkimit në familjen e madhe evropiane. Shqipëria evropiane, Kosova evropiane, Kosova anëtare e OKB, Kosova në NATO, Ballkani europian, janë mundësia dhe shansi ynë historik”, vijoi kreu i shtetit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: