Home / Ekonomia / BSH: Nesër ankandi për bono thesari në vlerën 25 miliardë lekë

BSH: Nesër ankandi për bono thesari në vlerën 25 miliardë lekë

0801-BANKA-SHQIPERISE-525x350Banka e Shqipërisë njofton se do të çel nesër më 8 korrik ankandin për shitjen e bonove të thesarit me afat maturimi 6 mujore dhe 1 vjeçare kundrejt një shume të përgjithshme prej 25 miliradë lekësh.

Qeveria po del gjithmonë e më shpesh në tregun e brendshëm për të gjetur financime dhe kjo ka ulur në minimum historik interesat e bonove te thesarit. Kështu, interesi i bonove 6 mujore ka zbritur ne 3.14%, ndërsa ai i bonove 1 vjeçare ne 3.27%.

Sipas ekpertëve kërkesa e lartë e tregut, veçanërisht për bonot 12 mujore, është gjithashtu një faktor themelor në uljen e çmimit të borxhit të qeverisë. Në kushtet e një kreditimi të dobët, bankat po i kanalizojnë shumicën e investimeve në lekë te borxhi i qeverisë. Ndonëse marzhet e fitimit nga investimet në bono tashmë janë pothuajse të papërfillshme, bankat nuk gjejnë dot alternativë për të përdorur fondet në monedhën vendase. Kjo situatë i ka ulur edhe interesat e depozitave bankare në vlerat minimale historike.

Sipas ekspertëve dalja e shpeshtë e qeverisë në tregun vendas është një alternativë e huadhënie më e lehtë dhe pa risk për të investuar në bono thesari sesa në hua për biznesin dhe individët.

Leave a Reply

%d bloggers like this: