Bota

”Wolkswagen”-i do të hapë dy uzina në Kinë

Prodhuesi gjerman i makinave ”Volkswagen” do të hapë në Kinë dy uzina të reja, njoftoi sot në kuadër të vizitës kancelarja gjermane, Angela Merkel në Pekin duke zbuluar gjithashtu investime prej dy miliardë eurosh destinuar stimulimit të prodhimit në vend.

”Një marrëveshje u arrit mes grupit gjerman dhe partnerit të tij lokal ”First Automotive Works” (FAW), prodhuesi i tretë kinez dhe u nënshkrua në praninë e kancelares gjermane, Merkel dhe kryeministrit kinez, Li Keqiang”, theksoi grupi në një komunikatë.
Dy grupet do të investojnë së bashku rreth dy miliardë euro për të rritur kapacitetin e tyre të prodhimit”, theksoi Volkswagen, pa dhënë detaje në lidhje me ndarjen e investimeve.
Dy uzinat e reja të prodhimit të makinave do të hapen respektivisht në metropolet portuale të Tianjinit dhe Qingdaos, të dyja të vendosura në Veri të Kinës.

wolkswagen1

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button