Politika

Paloka: Meta-Rama, kërcënime mafioze ndaj Kaprit, nuk duan zgjedhje‏

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Paloka gjatë një deklarate për shtyp thotë se Kandidati i Aleancës për Punë e Dinjitet për Pogradecin, Eduart Kapri, ka marrë një mesazh kërcënues, të tipit mafioz, ku i kërkohet të tërhiqet për tre ditë nga gara, në të kundërt ai do të ketë pasoja të rënda. Sipas tij, kërcënimi është bërë nga kontingjenti kriminal që po operon në krah të dyshes Rama-Meta.

“Kandidati i Aleancës për Punë e Dinjitet për Pogradecin, Eduart Kapri, ka marrë një mesazh kërcënues, të tipit mafioz, ku i kërkohet të tërhiqet për tre ditë nga gara, në të kundërt ai do të ketë pasoja të rënda. Eduart Kapri garon përballë kandidatit të Ilir Metës. Ky kërcënim brutal, kriminal, i paprecedentë, vjen 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, në kohën kur të gjithë të dhënat flasin për një fitore të padiskutueshme të Eduart Kaprit në Pogradec.

Pasi kanë dështuar në të gjitha premtimet e tyre, pasi vijnë në këto zgjedhje pa bilanc dhe pa ofertë, tani u ka mbetur vetëm një zgjidhje, të mos ketë zgjedhje. Dhe për këtë përdorin dorën mafioze për të kërcënuar dhe ushtruar presion.  I bëjmë sot të ditur Ilir Metës dhe ortakut të tij Rama, se Partia Demokratike i bën ata të dy drejtpërdrejt përgjegjës, nëse një fije floku i preket kandidatëve tanë, njerëzve të tyre, dhe çdo demokrati e qytetari të përfshirë në këto zgjedhje. I kërkojmë Prokurorisë të reagojë me shpejtësi, të hetojë e të zbulojë autorin e porositësin e këtij kërcënimi e ta vërë atë para ligjit”,  tha Paloka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button