Qeveritare

Rama: Reforma në Universitete, barazi dhe standarde të larta

Konferenca-arsimore-7-Foto-Flor-Abazaj-523x350Kryeministri Edi Rama, e cilësoi reformën në arsimin e lartë si rëformë të gjeneratës së re, e cila në thelb të saj ka barazinë dhe konkurencëne ndershme, ndërsa premtoi se do të ketë reformë edhe për tekstet shkollore të arsimit bazë.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar sot për të zhvilluar një debat publik mbi këtë nismë qeveritare, Kryeministri, Edi Rama, theksoi se kjo reformë është produkt i një grupi njerëzish profesionistë, pa dallim bindjesh politike e krahinore.

“Jam veçanërisht i kënaqur që nga anëtarët e komisionit ka njerëz që kanë votuar kundër nesh. Në këtë komision pjesëtarët i ka bashkuar interesi i përbashkët, interesi i të ardhmes arsimore në shqipëri. I ka bashkuar rruga akadameke dhe përkushtimi që nuk është cilësi e një vale, por cilësi e të gjithë atyre njerëzve që pavarsisht përkatësive politike që mund të kenë, kur vjen puna tek zgjedhja e tyre profesionale janë të gatshëm të kontribuojnë pa u rezervuar.”, theksoi Rama.

Sipas kreut të ekzekutivit, kjo reformë përbën një hap të rëndësiishëm shoqëror: “Moment emancipues që shënon risi dhe me siguri që do të ndiqet më pas edhe në plane të tjera, duke e kthyer hartimin e kësaj reforme në një realitet demokratik për çdo qeveri. Pasi ajo që ne kemi thënë e stërthënë është që reformat bëhen bashkë me ata të cilët i paërkasin kësaj fushe,”, vlerësoi kreu i qeverisë.

“E çmoj këtë proces edhe për një fakt tjetër, shtoi ai. Ne si qeveri morëm në konsideratë shqetësimin e këtij grupi interesi, shprehur përmes zërash të ndryshëm për të marrë më shumë kohë dhe dhamë më shumë kohë sepse besoj se produkti duhet të konsolidohet në radhë të parë në besim të gjithë juve dhe atyre që do të punojmë e këtë produkt.”, theksoi më tej Kryeministri Edi Rama.

Sipas Kryeministrit, qeveritë në Shqipëri kanë vrapuar përpara se të ecin dhe kanë vrapuar shumë përpara se ë rrëzohem. “Ne, duam të ecim për të vrapuar. Ky raport që unë e lexova me shumë interes është një garanci se arsimi i lartë mund të ngrihet në këmbë e të ecë, dhe më pas të vrapojë.”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar, gjithashtu kujtoi se gjatë këtij viti maturën shtetërore nuk e morën 34% e nxënësve.

“Ne morëm një rezultat të vërtet nga matura shtetërore që duhet të na bëjë të mendojmë për atë që ka kaluar dhe atë çka na pret në të ardhmen. Deri vjet nuk merrte maturën shtetërore vetëm 5% e nxnësve. Por ne me moton, maturën nuk ta japim, duhet ta marrësh me zotësin tëndë nxorrëm në pah një realitet shqetësues, pasi kjo moto bëri atë që sot të kemi 34% ngelës. Kjo bëri që duke kthyer kokën pas të shohim në sy atë që shumë kush e ka parë, por shumë pak kanë folur, një sistem arsimor bazë me një efektivetet të ulët, që ka mbijetuar me inercinë e një mature me 95% kalues.”, theksoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se është nisur edhe akreditimin e universiteteve për të krijuar një tablo të qartë të asaj çfarë ofron panorama e universtieteve në shqipëri.

“Ne e kemi filluar procesin për vlerësimin e universiteteve, kemi kontraktuar një nga agjencitë më të mira ndërkombëtare që përfundon punën në dhjetor. Nuk them asgjë të re, duhet të jeni të përgatitur se në dhjetor do të kemi rezultate të ngjashme me Maturën Shtetërore, mos edhe më tronditëse për universitetin. Kemi bashkëjetuar me një farsë të një suksesi imagjinar duke hapur një hendek me të ardhmen. Kjo reformë i jep fund shprehjes së atij të nënës dhe atij të njerkës, se shtetërori është trajtuar si i nënës, privati si i njerkës. Atij të nënës i pranohet dembelizmi, parazitizmi, hajdutëria dhe i jepet mundësia të jetojë dhe të vërë dhjamë duke harxhuar paratë e publikut, ndërsa atij të njerkës t’i lejohet të mbijetojë si të dojë në kurriz të publikut. Gjëja më e rëndësishme nga ku fillon kjo reformë, është fakti se i jepet fund qasjes së arsimit si mall që blihet, i jepet fund trajtimi të studentit si klient që duhet të paguajë mallin që kërkon”, nënvizoi Kryeministri, Edi Rama.

Sipsa Kryeministrit kjo reformë do të ofrojë barazi dhe konkureshmëri të ndershme. “Duke vendosur në thelb parimin e arsimit si një e mirë publike që duhet të garantohet nga të dyja universitetet, të dyja të kenë mundësi të barabarta konkurrencë dhe meritë, jo akreditim për privatin dhe pranim pas kushte të shtetërorit, por akreditim për të gjithë pa përjashtim. Do mbylli derën nëse nuk plotëson kushtet çdo universitet shtetëror. Kjo në respekt të çdo nxënësi dhe prindi që paguan. Ne nuk mundi t’i trajtojmë nxënësit dhe prindërit si klientët e Sudes dhe Vebi Alimucës. Kjo është tradhti kombëtare, do i japim fund me çdo çmim, shumë e rëndësishme t’i japim fund, qeveria nuk mund t’ja punojë pas shpine popullit të vetë”, shtoi Rama.

Gjithashtu Kryeministri në fjalën e tij i hapi shteg disuktimeve për reformë në librat shkollor të arsimit bazë. “Sot, kemi 70-80 vjeçarë që janë shumë më të kthjellët se të rinjtë e sotëm të cilët nuk dinë çtë thonë. Rrjedhja  e trurit na ka lënë në kushtet kur vinë punënonjës nga Kandaja për të punuar në sektorin e naftëës. Ne duam të krijojmë një gjeneratë që të jeët në gjendjë ta çojë shqipërinë përpara.”, tha ai.

Dule e elaboruar reformën në tekstet shkollore, kreu i qeverisë foli për një reformë radikale në këtë drejtim.

“Ne jemi në kushtet kur gjysmë injorantët duan ta ndajnë në dy gjysma gjuhën shqipe dhe s’kemi institucione që të përgjigjen në rrugën akademike për këtë, pasi bota akademike po kthehet në një botë “kafenesh dhe këtë duhet ta ndalojmë”, tha Rama.

Kryeministri ka qenë i qartë dhe ka shkkuar larg në këtë aspekt, duke vënë dhe “gishtin mbi plagë”.

“Nuk mundemi më të mbajmë peng fëmijët të këtij vendi, për t’i dhënë para profesorëve që të bëjnë me qindra tekste dhe shtëpive të botimit për të shtypur 7 palë tekste për një histori e një gjuhë. Boll këtij lëmshi pa asnjë filtër dhe pa asnjë përgjegjshmëri morale.  Duhet ta themi se sot në Shqipëri kemi më shumë doktorë shkencash se të papunë. Ne s’mund të kemi më doktorë shkencash që nuk merren me shkencë”, nënvizoi Rama.

Kryeministri shqiptar, ka deklaruar se reforma në arsim do të jetë e barabartë për të gjithë dhe nuk do pengojë personat me të ardhura të vogla të mos arismohen.

“Konkurencën nuk do ta kushtëzojmë nga varfëria, jo vetëm fëmijët e atyre që kanë të ardhura të bëjnë shkollë, universitet, por edhe atyre që s’kanë të ardhura bëjnë të njëjtën rrugë kur kanë talentin e duhur. Do të japim bursa për studentët e shkëlqyer, do japim bursa edhe për të varfërit, jo domosdoshmërisht të shkëlqyer, dhe studentët që pranojnë të hynë në programe parësore për interesin kombëtar”, theksoi Kryeministri.

Ndërkaq, duke folur për seleksionimin e degëve, kreu i qeverisë deklaroi se arsimimi në universitete duhet t’i përshtatet nevojave të ekonomisë së vendit.

Sot dëgjojmë, ç’nuk dëgjojmë, kur shohin sistemin e drjetësisë e shohin si lule të pasurimit dhe te gjithë i drejtohen jurudikut, gjejnë një mik nga krahina e tyre dhe pasurohen. Po prefesorët e anglishtes ku do i gjejmë, po ato të matematikës ku do i gjejmë. Gjatë fushatës elektorale, në zonat më të varfëra, me papunësi të jashtëzakonshme, më kërkuan mësues të anglishtes. Më thanë se nuk jemi më budallenj të besojmë çdo politikan i cili thotë, këtu ura, këtu rruga, këtu shkolla ku do merrni master etj etj. Një mësues anglishte e kishin përjashtuar nga puna se nuk ishte përkatësin e duhur politike dhe në vend të tij kishin vënë një person që i binte fizarmonikës në dasma dhe ky i priste me këngë udhëheqësit. Kjo duhet të marr fund” tha Rama në mbyllje të fjalës së tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button