Ekonomia

OSHEE nis investimet në zonën e ish- Kënetës

puneOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur fazën e investimeve në zonën e ish- Kënetës. Pas Paskuqanit dhe Babrrusë, kompania është fokusuar në përmirësimin e rrjetit në këtë zonë, që kap shifrën e 800 milionë lekë të reja.

Të pranishëm në nisjen e fazës së punimeve ka qenë ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela dhe kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ministri Gjiknuri tha se investimet po përqëndrohen tek zonat që kanë patur më shumë problem me energjinë elektrike, tek zonat që kanë humbjet më të mëdha dhe që meritojnë furnizim më të mirë me energji elektrike.

“Qeveria shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes kanë ndërmarrë një plan të gjërë investimesh në sektorin energjitik gjë që do të materializohet me shërbim më të mirë për popullatën, ulje drastike të humbjeve, por mbi të gjitha do të bëjë që qytetarët ta ndjejnë se kontributi që ata kanë dhënë me pagesat e energjisë, patjetër do tu kthehet në një shërbim më të mirë. Sektori energjitik, rimëkëmbjen po e fillon jo vetëm me arkëtime dhe situatë financiare më të mirë por mbi të gjitha po kryen investimet aq shumë të munguara prej vitesh në shpërndarje”, tha z.Gjiknuri.

Sipas të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në zonën e ish-Kënetës, Spitallës dhe Sallmones niveli i humbjeve në rrjet shkon në rreth 45%. Kryerja e investimeve parashikon zbritjen e nivelit të humbjes për këto zona deri në masën 12%. Projekti do të zgjasë 3-6 muaj dhe do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji për mbi 10 mijë familjarë e biznese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button