Maqedonia

Të hënën në Shkup vazhdojnë negociatat

maqedoniMosarritja e marrëveshjes ka të bëjë me qëndrimet kontradiktore të liderit të VMRO-DPMNE Nikola Gruevski dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Ky i fundit ka bërë të qartë kërkesën për një qeveri kalimtare pa Gruevskin si kryeministër. Raundi i radhës i negociatave për zgjidhjen e krizës politike do të vazhdojë ditën e hënë, pas dështimit të negociatave kyçe me eurokomisionerin për zgjerim Johannes Hahn në Bruksel.
Lajmi për vazhdimin e bisedimeve është lansuar nga disa media opozitare maqedonase, por nuk bëhet e ditur se në çfarë formati dhe kush do të jetë i pranishëm nga lehtësuesit ndërkombëtarë, informon INA.
Ky tentim i radhës është imponuar nga Bashkimi Evropian, pas dështimit të negociatave 12 orëshe që filluan të mërkurën pasdite në Bruksel, me iniciativë të eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn.
Mosarritja e marrëveshjes ka të bëjë me qëndrimet kontradiktore të liderit të VMRO-DPMNE Nikola Gruevski dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Ky i fundit ka bërë të qartë kërkesën për një qeveri kalimtare pa Gruevskin si kryeministër.
Por Gruevski ka ofruar opsione të tjera, por duke mbetur ai udhëheqës i një qeverie kalimtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button