Ekonomia

Falsifikimet, dëmi në arkën e pensioneve 500 milionë lekë më 2014

pensionisteGjatë 2014 janë konstatuar dëmtime të fondeve të sigurimeve shoqërore në masën 500 milionë lekë, si rezultat i certifikatave false që janë gjendur në dosjet e vjetra dhe kalimit nga pension fshati në pension qyteti ndër vite bënë me dije burimet zyrtare në institutin e Sigurimeve Shoqërore, por gjithashtu, gjatë vitit 2014 janë rikuperuar rreth 400 milionë lekë nga debia e krijuar ndër vite si, rezultat i abuzimeve.
Përsa i përket ligjshmërisë së përfitimeve që iu lindin qytetarëve nga skema e sigurimeve shoqërore, është konstatuar një dëm ekonomik i konsiderueshëm, i cili llogaritet në rreth 2.9 miliardë lekë në fillim të vitit që shkoi.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se instituti i Sigurimeve Shoqërore po vijon punën për pastrimin e skemës nga përfitimet e padrejta, duke u përqendruar në disa mënyra kontrolli të dosjeve të pensioneve. Duke pasur parasysh që nga kjo skemë aktualisht përfitojnë rreth 560 mijë pensionistë, në total janë konstatuar rreth 5 667 dosje me probleme. Sipas të dhënave, vetëm nga Drejtoria e Auditit në ISSH janë konstatuar rreth 3 970 dosje me shkelje, nga të cilat pensione me ndryshim datëlindjesh pra përfitues që kanë hyrë në skemën e përfitimit disa vjet para se t’u lindë e drejta, janë konstatuar gjithsej 1 998 raste, me përfitim të padrejtë në masën 1.328.452.000 lekë.
Ndërsa për pensionet e përfituara në mënyrë të padrejtë si rezultat i paraqitjes të dokumenteve të parregullta janë konstatuar gjithsej 1972 raste, me një vlerë 881.356.601 lekë. Kryesisht, ndër shkeljet e konstatuara për këtë kategori ka qenë ndryshimi i vjetërsisë në punë, duke i kaluar në kushtet e kategorisë së parë, si punë në nëntokë, fonderi etj, ndërkohë që kanë punuar në punë të kategorisë së tretë ose në kooperativa bujqësore, duke përfituar padrejtësisht pension disa vjet më parë sesa parashikohet në Ligj.
Në këtë kuadër, ISSH ka ndërtuar një sistem informatik të qendërzuar dhe sipas standardeve evropiane, për informatizimin e të gjitha proceseve e punës, ku janë hedhur, veç të tjerave, rreth 90% e dosjeve të vjetra të pensionit, për krijimin e regjistrit kombëtar unik të pensioneve dhe pagimin online të tyre. Falë këtij sistemi, i cili funksionon online me regjistrin kombëtar të shtetasve, bëhet e mundur kontrolli i datëlindjeve në kohë reale për dosjet e pensioneve në të gjithë vendin. Ky proces bën të mundur konstatimin e menjëhershëm të rasteve kur rezultojnë abuzime me datëlindje ose gjeneralitete të ndryshme.
gjendjeve civile të përfituesve për dosjet e hedhura në sistem, nga kanë rezultuar pensione të lidhura me ndryshim datëlindjesh 802 raste, me një dëm prej rreth 203 milionë lekësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button