Europa

Suedi, shpërthim i fuqishëm në Goteborg

Një automjet ka shpërthyer në orët e vona të së premtes në qytetin suedez të Goteborgut, duke lënë një person të vrarë, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, në automjet ndodheshin të paktën 4 persona kur ndodhi shpërthimi në zonën e njohur si “Torslanda”.

Zëdhënësja e policisë, Camilla Fogelhamre, tha se njëri prej personave ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. Ajo nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, duke thënë se policia është ende duke hetuar lidhur me këtë rast. Ndërkohë shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi pranë një rrethrrotullim. “Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, aq sa pjesë të automjetit fluturuan në ajër”.

Policia mori në pyetje dëshmitarët, ndërsa rrethoi zonën për t’u lejuar ekspertëve mbledhjen e provave.

Goteborgu është qyteti i dytë më i madh në Suedi. Kohët e fundit ka pasur një rritje të dhunës mes bandave kriminale. Në mars të këtij viti, dy persona mbetën të vdekur dhe me dhjetëra të tjerë u plagosën, pas të shtënave në një restorant.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button